ARKA Hotel pjesë e kompanisë ATDG (Art and Tourism Development Group), një nga kompanitë lider në fushën e Turizmit dhe hotelerisë,
Ju fton të aplikoni në pozicionin e:
Hostes
Përshkrim i përgjithshëm
Luan një rol të rëndësishëm në ofrimin e shërbimeve cilësore sipas standardeve të ARKA Hotel dhe në sigurimin e kënaqësisë së klientëve
Detyrat dhe Përgjegjësitë:
Përgatisin të gjitha rezervimet;
Shesin për klientët specialitetet e restorantit dhe produktet sezonale;
Përshëndesin klientët në mënyrë miqësore dhe të sjellshme;
Shoqërojnë klientët në tavolinat e rezervuara dhe kujdesen të plotësojnë kërkesat e tyre;
Marrin rezervimet e klientëve në mënyrë të sjellshme dhe të organizuar;
Të kenë njohuri për listën e verërave dhe produkteve të menusë sipas kategorive, në mënyrë që të mund të shesin, rekomandojnë dhe ti diskutojnë ato;
Sigurojnë që shërbimi të ofrohet sipas standarteve të kërkuara;
Përgjegjës në dhënien e një shërbimi profesional, miqësor dhe të kujdesshëm në cdo kohë për të gjithë klientët;
Përgjegjës që furnizimet dhe pajisjet operacionale të përdoren në menyrën e duhur;
Kualifikimet dhe Aftësitë:
Të kenë përvojë pune në këtë profil;
Të kenë kujdes në shërbim për të shmangur cdo aksident të mundshëm;
Ruajtja e standardeve të larta të higjenës personale gjatë gjithë kohës në punë;
Aftësi shumë të mira komunikuese;
Etikë profesionale dhe aftësi për të punuar në grup;
Të kenë njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze, gjuhë të tjera përbëjnë avantazh;
Fleksibilitet me orarin e punës;
CV-të të shoqërohen me foto;
Ofrohet:
Pagesë konkuruese
Shënim: Ju lutem të interesuarit të specifikojnë pozicionin e tyre të punës gjatë aplikimit!
Aplikantët të dërgojnë CV në adresen e e-mailit: hr@atdg.al ose të kontaktojnë në numrin e
Tel. 0686082912
Cel. : +355686082912